Bombardimet e reja ruse ndaj Kievit tregojnë se Ukraina ka një nevojë urgjente për mbrojtje ajrore.
Kështu tha të hënën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
"Do ta diskutojmë këtë javë në Ankara, në samitin e NATO-s ", shkroi Ursula von der Leyen në një postim në X.
Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjet e tij për më shumë raketa Patriot.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që bota, para së gjithash Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë të dalin nga samiti i NATO-s në Turqi me vendime të forta në mbështetje të mbrojtjes sonë ajrore”, shkroi Zelensky të hënën.



