Më shumë se 1,300 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën që prej 21 qershorit, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se rreth 150 milionë njerëz po jetojnë nën kushte të vapës ekstreme, ndërsa temperaturat e larta kanë shkaktuar viktima, mbyllje shkollash dhe presion mbi rrjetet energjetike në disa vende.
Sipas të dhënave, Franca ka regjistruar rreth 1,000 vdekje shtesë gjatë kësaj periudhe, ndërsa në Republikën Çeke është shënuar një rekord i ri kombëtar prej 41.1 gradë Celsius.
Temperatura shumë të larta po regjistrohen edhe në Gjermani, Poloni dhe Itali, ndërsa në disa zona të Evropës parashikohen edhe stuhi.



