Administrata e Donald Trump po u ofron emigrantëve pa dokumente 3000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës para fundit të vitit.
Kushdo që dëshiron të përfitojë nga kjo mundësi mund të regjistrohet në një aplikacion të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të japë informacionin e tij për të përfituar udhëtimin falas.
“Personat pa dokumente duhet të përfitojnë nga kjo dhuratë dhe të vetë-deportohen. Kushdo që nuk e bën këtë do të arrestohet”, tha sekretarja Kristi Noem.



