I ftohti polar mbulon me borë Zelandën e Re, mbyllen shkolla dhe anulohen tragetet

I ftohti polar mbulon me borë Zelandën e Re, mbyllen shkolla dhe anulohen tragetet

Një valë e fuqishme ajri polar ka përfshirë Zelandën e Re, duke sjellë reshje bore në lartësi të ulëta, mbylljen e rrugëve dhe shkollave, si edhe anulimin e disa shërbimeve të trageteve.

 

Sipas mediave vendase, bora ka rënë në disa zona të Ishullit Jugor, ndërsa moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë vendin.

 

Policia u ka bërë thirrje banorëve të qytetit Dunedin të shmangin udhëtimet, përveç rasteve kur janë të domosdoshme, për shkak të rrugëve të mbuluara nga bora dhe akulli. Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për reshje dëbore në disa akse kryesore rrugore.

 

Moti i keq ka ndikuar edhe në procesin mësimor. Të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe kopshtet në zonën e Dunedin, përfshirë Mosgiel, Port Chalmers dhe Waikouaiti, kanë pezulluar mësimin për këtë ditë.

 Dyert kanë mbetur të mbyllura edhe në Shkollën e Mesme East Otago, në Palmerston.

 

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe në Ngushticën Cook, që ndan Ishullin Verior nga ai Jugor, ku erërat e forta kanë detyruar kompanitë detare të anulojnë një sërë lundrimesh.

 

Kompania Interislander anuloi katër lundrime mes Wellington dhe Picton, ndërsa Bluebridge pezulloi të gjashtë shërbimet e planifikuara për të martën dhe dy lundrime të hershme të së mërkurës.

 

Shërbimi Meteorologjik i Zelandës së Re ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për dallgë të mëdha në bregdetin Wairarapa, në jug të Ngawi, ku priten valë deri në 6 metra lartësi deri në orët e para të së mërkurës.

 

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve të motit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy