Kina në OKB: Do të zvogëlojmë gazrat serë me 7-10% deri në vitin 2035

Kina në OKB: Do të zvogëlojmë gazrat serë me 7-10% deri në vitin 2035

Kina, burimi më i madh në botë i gazrave që shkaktojnë ngrohjen e planetit, është zotuar për herë të parë ndaj një objektivi absolut për të ulur emetimet e saj. 

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka njoftuar angazhimin e ri të Pekinit për të luftuar ndryshimet klimatike, duke premtuar të ulë emetimet e gazrave serrë me 7% deri në 10% deri në vitin 2035.

“Kina do të ulë emetimet e gazrave serrë në të gjithë ekonominë e saj me 7-10% nga kulmi, i cili ende nuk dihet, por mund të arrihet këtë vit”, tha Xi në një lidhje video me një samit për klimën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Asnjëherë më parë Kina nuk është zotuar për një shifër specifike në afat të shkurtër ose të mesëm. 

Pekini ka vendosur objektivin e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2060 dhe deri më tani kishte premtuar të arrinte kulmin para vitit 2030, një objektiv që duket se do të arrihet që në vitin 2025 falë zhvillimit të energjisë diellore dhe makinave elektrike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy