Trump: Groenlandën do ta zotërojmë "në mënyrë të butë" ose "të vështirë". E mbrojmë nga Kina e Rusia

Trump: Groenlandën do ta zotërojmë "në mënyrë të butë" ose "të vështirë". E mbrojmë nga Kina e Rusia

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të duhet të “zotërojnë” Groenlandën për të parandaluar Rusinë dhe Kinën që ta bëjnë këtë.

 

“Vendet duhet të kenë pronësi dhe ju mbroni pronësinë, ju nuk mbroni kontratat e qirasë. Dhe ne do të duhet të mbrojmë Groenlandën”, u tha Trump gazetarëve të premten, në përgjigje të një pyetjeje nga BBC.

 

Do ta bëjmë "në mënyrë të butë" ose "të vështirë", shtoi ai. Shtëpia e Bardhë tha së fundmi se administrata po shqyrton blerjen e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, një anëtare tjetër e NATO-s, por nuk do ta përjashtonte mundësinë e aneksimit të tij me forcë.

 

Danimarka dhe Groenlanda thonë se territori nuk është në shitje. Danimarka ka thënë se veprimi ushtarak do të shënonte fundin e aleancës mbrojtëse transatlantike.

 

Në një deklaratë të përbashkët të premten në mbrëmje, udhëheqësit e partive të Groenlandës, përfshirë opozitën, përsëritën thirrjen e tyre që "të marrë fund nënçmimi i SHBA-ve për vendin tonë".

 

"Ne nuk duam të jemi amerikanë, nuk duam të jemi danezë, ne duam të jemi grenlandezë", thanë ata. "E ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset nga populli grenlandez."

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy