Protestat në Britani/ Kiri: U tentua konfrontimi mes protestuesve pro dhe kundër emigrantëve. Robinson me ide të ekstremit të djathtë

Protestat në Britani/ Kiri: U tentua konfrontimi mes protestuesve pro dhe kundër emigrantëve. Robinson me ide të ekstremit të djathtë

Gazetari shqiptar në Londër, Martin Kiri, duke folur në protestën anti-emigrantëve të organizuar dje nga Tommy Robinson, tha se për një moment u tentua konfrontimi me protestuesit e tjerë pro emigrantëve. Kiri vë në dukje se Robinson ka ide të ekstremit të djathtë, dhe me të drejtë mund të konsiderohet si fashist. Ndër të tjera gazetari thotë se shumica e atyre që votuan pro Brexit-it janë zhgënjyer. 

"Protesta në qendër të Londrës ka zgjatur disa orë, ku ka patur edhe përplasje, pasi ka qenë edhe një kundër protestë, për ata që ishin në kundërshtim me protestën e thirrur nga Tommy Robinson. Protesta e Robinson anti-emigracion, që e kanë quajtur protestë të fjalës së lirë, duke theksuar se identiteti anglez po humbet për shkak të emigrantëve, duke e quajtur veten si patriotë dhe jo racistë.

 Ata që organizuan kundër-protestës ishin pro emigrantëve dhe kërkuan ndalimin e ekstremit të djathtë. Mbështetësit e Robinson janë munduar të kalojnë në krahun tjetër të protestës, për t’u konfrontuar me protestuesit e tjerë, dhe aty ka patur një përleshje, ku u lënduan 26 oficerë nga policia. Protesta e djeshme ishte më e madhja e organizuar, me 150 mijë pjesëmarrës. Ato që ai thotë të lë të kuptosh që janë të ekstremit të djathtë, dhe mundet me të drejtë dikush ta konsiderojë si fashistë. Ka qenë gjithmonë kundër emigrantëve dhe myslimanëve.

 Janë të një drejtimi të skajshëm të të djathtës. Që nga Brexit-i po bëhen 10 vjet dhe Brexit-i është finalizuar. Një pjesë e madhe e atyre që votuan pro janë të zhgënjyer, pasi s’u ka sjellë asnjë nga premtimet e atyre që bënë fushatë pro Brex-it. Duke patur një përkrahje nga dy figurat Zemmour, Musk, krijohet një perceptim se duhet kaluar nga krahu i ekstremit të djathtë për të mbrojtur vendin, kombit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy