Afrikë, Monako dhe Spanjë, Papa Leoni XIV shpall turin apostolik 2026

Afrikë, Monako dhe Spanjë, Papa Leoni XIV shpall turin apostolik 2026

Papa Leoni XIV do të zhvillojë tre udhëtime ndërkombëtare gjatë gjysmës së parë të vitit 2026: një tur dhjetëditor në Afrikë, një vizitë njëditore në Monako dhe një udhëtim gjashtëditor në Spanjë dhe Ishujt Kanarie.

 

Nga 13 deri më 23 prill, Ati i Shenjtë do të vizitojë Algjerinë, Kamerunin, Angolan dhe Guinea Ekuatoriale, me fokus tek paqja, dialogu dhe mbështetja për më të varfrit. Një ndalesë e rëndësishme do të jetë rajoni anglofon i Kamerunit, i prekur nga konflikti civil.

 

Më 28 mars, Papa do të vizitojë Monakon, ndërsa nga 6 deri më 12 qershor do të qëndrojë në Spanjë, ku në Barcelonë do të inaugurojë kullën e re të Sagrada Familia, në 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit Antoni Gaudí. Udhëtimi do të përmbyllet në Ishujt Kanarie, një nga pikat kryesore të migrimit drejt Evropës.

 

Përmes këtyre tre udhëtimeve apostolike, Papa Leoni XIV do të përçojë mesazhe paqeje, solidariteti dhe dialogu ndërfetar, duke vizituar si vende me shumicë myslimane, ashtu edhe shtete me traditë të fortë të krishterë.

 

Nga Afrika në Evropë, udhëtimet e tij pritet të theksojnë rolin e Kishës në mbështetje të më të dobëtëve dhe në ndërtimin e urave të bashkëjetesës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy