Polonia njohur komunitetin grek si pakicë kombëtare, pasi Presidenti i vendit, Karol Nawrotski, nënshkroi vendimin historik më 11 qershor.
Me ndryshimin e ligjit për pakicat kombëtare dhe etnike dhe gjuhën rajonale, grekët tani njihen zyrtarisht si pakica e dhjetë kombëtare në Poloni, duke fituar një kuadër institucional mbrojtjeje dhe mbështetjeje që nuk e kishin deri më tani.
Zhvillimi u njoftua nga ambasada greke në Varshavë, duke e quajtur një moment historik si për komunitetin grek ashtu edhe për marrëdhëniet greko-polake.
Regjimi i ri ligjor hap mundësi të reja për komunitetin grek, duke përfshirë mbështetje ekonomike dhe kulturore, edukimin e brezit të ri, identitetin dhe traditën, si dhe garanci politike.



