Nëse duam të kemi besueshmëri për denoncimin tonë ndaj Rusisë në Ukrainë, duhet të kundërshtojmë mizoritë e mëdha të kryera nga Izraeli në Gaza, gjatë luftës, por edhe në pushtimin e paligjshëm të Palestinës, përfshirë Bregun Perëndimor.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Norvegjez Espen Barth Eide pas mbërritjes së tij në takimin informal të ministrave të Jashtëm europianë në Kopenhagen.
Barth Eide theksoi rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve për të ndërtuar një shtet palestinez dhe për të lejuar ndihmën humanitare.
Fjalët nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar qasjen e tyre dhe ne duhet të vendosim sanksione ekonomike.
Ne inkurajojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin viza për delegacionin palestinez në Kombet e Bashkuara.
Evropa është e ndarë se si ta adresojë situatën në Gaza, por Barth Eide shpreson që takimi i sotëm në Kopenhagen do të çojë në një marrëveshje.
Mendoj se është një turp i madh që nuk kemi të njëjtin unitet në mbështetje të Palestinës dhe kritikave ndaj Izraelit siç kemi në mbështetje të Ukrainës dhe kritikave ndaj Rusisë.
Është e qartë se këto janë dy raste të ndryshme, por të dyja janë shembuj seriozë të dështimit për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Nëse duam të kemi ndonjë besueshmëri në jugun global, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë së botës, duhet të tregojmë se po qëndrojmë të vendosur kundër abuzimeve ruse dhe izraelite.



