Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera si Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja. 

 

Sipas vendimit të publikuar nga agjencia shtetërore WAM, qeveria ka përcaktuar 15 vjeç si moshën minimale për përdorimin e rrjeteve sociale. 

 

Fëmijët nën këtë moshë nuk do të lejohen të krijojnë, përdorin apo menaxhojnë llogari personale në platformat sociale. 

 

Edhe pse nuk është përcaktuar ende një datë e saktë për hyrjen në fuqi të masës, autoritetet kanë parashikuar një periudhë tranzitore prej një viti për t'u dhënë kohë platformave të përshtaten me rregullat e reja.

 

Qeveria kërkon që kompanitë të vendosin mekanizma efektivë dhe të besueshëm për verifikimin e moshës, me qëllim parandalimin e anashkalimit të kufizimeve. 

 

Në vendim theksohet se pëlqimi i prindërve nuk do të përbëjë përjashtim nga ky rregull. 

 

Ndërkohë, adoleshentët e moshës 15 deri në 16 vjeç do të mund të përdorin rrjetet sociale vetëm nëse llogaritë e tyre i nënshtrohen masave të shtuara të mbrojtjes. 

 

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se rezervojnë të drejtën të bllokojnë pjesërisht ose plotësisht platformat që nuk respektojnë kërkesat e reja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy