Kievi goditi një strukturë ushtarake ruse disa qindra kilometra në lindje të Moskës gjatë natës me raketa të prodhuara në Ukrainë, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shënuar një përdorim të rrallë të armës kryesore të vendit të tij.
“Mbrëmë, raketat ukrainase FP-5 Flamingo goditën një uzinë ushtarake në Cheboksary që furnizon ushtrinë pushtuese me komponentë për dronë dhe raketa”, tha Zelensky.
Çeboksari është qyteti kryesor në rajonin qendror të Çuvashisë në Rusi, i vendosur 1000 kilometra larg kufirit ukrainas.
Guvernatori i rajonit rus, Oleg Nikolayev, konfirmoi se qyteti u godit.
“Herët në mëngjes, Çeboksari u godit nga një sulm me raketa. Po punojmë për të përcaktuar numrin e viktimave dhe shkallën e dëmeve në infrastrukturë”, shkroi Nikolayev në Telegram.
Ukraina goditi gjithashtu një rafineri nafte në rajonin Samarë të Rusisë, si dhe një anije cisternë ruse në Detin e Zi, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.



