Qeveria spanjolle ka gjobitur Airbnb me 64 milionë euro për reklamimin e apartamenteve pa licencë.
Po ashtu përfaqësues të qeverisë spanjolle bënë me dije disa nga pronat e reklamuara në destinacionin e njohur turistik ishin të ndaluara të jepeshin me qira.
Gjoba, kundër së cilës nuk mund të apelohet, do të thotë që Airbnb duhet të tërheqë reklamat që promovojnë prona pa licencë.
Spanja është një nga vendet më të vizituara në botë, por kjo ka nxitur shqetësime në lidhje me strehimin e papërballueshëm, pasi kërkesa e lartë nga vizitorët rrit çmimin e strehimit, duke i shtyrë njerëzit vendas jashtë tregut.
“Ka mijëra familje që jetojnë në skaj të greminës për shkak të strehimit, ndërsa disa të tjera pasurohen me modele biznesi që i dëbojnë njerëzit nga shtëpitë e tyre”, tha ministri spanjoll i të Drejtave të Konsumatorit, Pablo Bustinduy, në një deklaratë.



