Një zhytës 35-vjeçar gjeti vdekjen pasi u sulmua nga një peshkaqen 4.5 metra i gjatë në Australinë Perëndimore.
Policia lokale tha se viktima po peshkonte nën ujë me familjen e tij pranë Ishullit Michaelmas, pranë brigjeve të Albany dhe rreth 375 kilometra në juglindje të Perthit.
Në një deklaratë, policia tha se shërbimet e emergjencës u njoftuan pas raportimeve për një sulm të mundshëm nga peshkaqeni dhe se burri u soll në breg me varkë, ku iu dha ndihmë nga mjekët për dy orë, por pa rezultat.



