Polonia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka firmosur marrëveshjen për financim në kuadër të programit SAFE, duke siguruar mundësinë për të përfituar deri në 43.7 miliardë euro kredi me interesa të ulëta për sektorin e mbrojtjes.
Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë nga përfaqësues të qeverisë polake dhe zyrtarë të Komisionit Europian.
Kryeministri Donald Tusk e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për Poloninë dhe sigurinë europiane.
Programi SAFE, me një fond prej 150 miliardë eurosh, synon forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendeve të BE-së përmes financimeve për modernizimin e ushtrive, mbrojtjen kibernetike, prodhimin e armëve dhe teknologjitë ushtarake.
Fondet do të përdoren për municione, artileri, dronë, sisteme të mbrojtjes raketore dhe inteligjencë artificiale, ndërsa mbështetje do të ketë edhe për industrinë e mbrojtjes në Ukrainë. SAFE është pjesë e strategjisë së BE-së “ReArm Europe” dhe “Readiness 2030”, e cila synon të mobilizojë mbi 800 miliardë euro investime në mbrojtje gjatë viteve të ardhshme.



