Autoritetet irakiane po ofrojnë një zbritje të madhe në naftën bruto të vendit për çdo anije cisternë që thyen bllokadën e Ngushticës së Hormuzit dhe mbërrijnë në porte për të marrë sasi të “arit të zi”.
Siç u njoftua zyrtarisht të martën, Iraku po ofron një zbritje deri në 33.40 dollarë për fuçi të varietetit irakian të Basrës për çdo tanker që mbërrin për furnizim në portet e tij.
Siç raporton agjencia amerikane Bloomberg, zbritja vlen për të gjitha anijet cisternë që janë të gatshme të kalojnë nëpër Ngushticë, pavarësisht nga origjina apo pronësia.
Bllokada e Ngushticës ka dëmtuar rëndë ekonominë e Irakut, e cila mbështetet shumë në eksportet e naftës.



