Demokrati Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut

Demokrati Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut

Zohran Mamdani, 34 vjeç, ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të New York-ut dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman në krye të qytetit më të madh në Shtetet e Bashkuara, raporton BBC.  

Si vetëshpallur socialist demokrat, ai ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë megjithatë, mori fitoren me premtime konkrete për të taksuar milionerët dhe për të financuar programe të zgjeruara sociale.

“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, tha Mamdani në një fjalim fitoreje ku ai përshkruan politikat e tij dhe sfidon Presidentin Trump.

Trump ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale të Nju Jorkut nëse Mamdani fiton ndaj të pavarurit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa.

Fitorja historike e Mamdanit u njoftua mes një mori fitoresh demokrate në të gjithë vendin, me kongresmenen Abigail Spanberger që u bë guvernatorja e parë femër e Virxhinias, Mikie Sherrill që mposhti kundërshtaren e saj guvernatore të mbështetur nga Trump në New Jersey.

Zohran Mamdani do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi me prejardhje nga Azia Jugore, si dhe më i riu në më shumë se një shekull – që mban këtë pozicion.

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor. Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur të politikës dhe kolonializmit në Afrikë, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave të tillë si Monsoon Wedding dhe The Namesake.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën shtatë vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy