Arrihet marrëveshja Tailandë -Kamboxhia/ Trump: Bëmë gjithçka që dukej e pabesueshme

Arrihet marrëveshja Tailandë -Kamboxhia/ Trump: Bëmë gjithçka që dukej e pabesueshme

Tailanda dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje armëpushimi këtë të diel gjatë një ceremonie ku mori pjesë Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

 

Tailanda do të lirojë të burgosurit kamboxhianë dhe Kamboxhia do të fillojë tërheqjen e artilerisë së rëndë si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes. 

 

“Ne bëmë diçka që shumë njerëz thanë se nuk mund të bëhej”, tha Trump, ndërsa kryeministri kamboxhian Hun Manet e quajti atë një “ditë historike”. Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se marrëveshja hedh “gurët themelorë për një paqe të qëndrueshme”.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte veprimi i parë nga Trump pas mbërritjes në samitin vjetor të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, të organizuar në Kuala Lumpur. Pas këtij takimi, Trump do të udhëtojë  në Japoni dhe Korenë e Jugut për të zhvilluar edhe një takim të mundshëm me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ku pritet të diskutohet marrëveshja për tarifat. 

 

Presidenti amerikan nënshkroi marrëveshje ekonomike me Kamboxhian, Tajlandën dhe Malajzinë, disa prej të cilave synonin rritjen e tregtisë së mineraleve. SHBA-të duan të mbështeten më pak te Kina, e cila ka eksporte të kufizuara të komponentëve kryesorë në prodhimin e teknologjisë. 

 

Tailanda dhe Kamboxhia zhvilluan luftime disa ditë në muajin korrik, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz dhe u zhvendosën qindra të tjerë. Të dy vendet kanë pretendime territoriale konkurruese dhe dhuna shpërthen periodikisht përgjatë kufirit të tyre.

 

Në atë kohë, Trump kërcënoi se do të pezullonte marrëveshjet tregtare nëse luftimet nuk do të ndaleshin. 

 

Trump pritet të ulet me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ndërsa ndodhet në Kuala Lumpur, por jo me kryeministrin kanadez Mark Carney. Udhëheqësi amerikan është i zemëruar me Kanadanë për shkak të një reklame televizive që protestonte për tarifat e tij, dhe gjatë rrugës për në samit, njoftoi në mediat sociale se do të rriste tarifat ndaj Kanadasë për shkak të kësaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy