Ukraina, Rubio: Në bisedimet me Rusinë pati disa përparime

Ukraina, Rubio: Në bisedimet me Rusinë pati disa përparime

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se është arritur “njëfarë progresi” në bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

 

Ajo që jemi përpjekur të bëjmë, dhe mendoj se kemi bërë njëfarë progresi, është të kuptojmë se me çfarë mund të jetojnë ukrainasit që do t’u japë atyre siguri për të ardhmen”, tha Rubio në një intervistë me Fox News.

 

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që kompromisi do t’u lejojë ukrainasve jo vetëm të rindërtojnë ekonominë e tyre, por edhe të lulëzojnë si vend.

 

Një ditë më parë në Moskë u mbajtën bisedimet midis Presidentit rus Vladimir Putin, të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe këshilltarit të politikës së jashtme të SHBA-së Jared Kushner, të cilat zgjatën rreth pesë orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy