Princi Andrew heq dorë nga titujt pas diskutimeve me mbretin

Princi Andrew heq dorë nga titujt pas diskutimeve me mbretin

Princi Andrew do të heqë dorë nga titujt e tij, përfshirë atë të Dukës së Jorkut, njoftoi ai në një deklaratë personale. 

 

Pas diskutimeve me mbretin ai bën me dije se: “Kemi dalë në përfundimin se akuzat e vazhdueshme kundër meje shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe Familjes Mbretërore”. 

 

Ai do të mbetet princ, por do të pushojë së qeni Duka i Jorkut, një titull i marrë nga nëna e tij, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth. 

 

Princi Andrew ka qenë nën një presion në rritje për shkak të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, dhe është përballur me një sërë skandalesh. Në deklaratën e tij të fundit ai shprehet: “I mohoj fuqisimisht akuzat kundër meje”. 

 

Ish-bashkëshortja e tij do të njihet tanimë si Sarah Ferguson dhe s’do të jetë më Dukesha e Jorkut, por vajzat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë titullin princeshë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy