Rrjedhja e informacionit, OpenAI pushon nga puna tre studiues të sigurisë

Rrjedhja e informacionit, OpenAI pushon nga puna tre studiues të sigurisë

Kompania lider e inteligjencës artificiale, OpenAI, ka shkarkuar tre studiues të saj pasi një hetim i brendshëm konfirmoi se ata keqpërdorën informacione të ndjeshme me një organizatë të jashtme. 

 

Sipas një zëdhënësi të kompanisë për BBC, vendimi erdhi për shkak të shkeljes së politikave të brendshme dhe thyerjes së besimit, duke saktësuar se largimi nuk u bë sepse punonjësit ngritën shqetësime për sigurinë.

 

Të paktën dy nga studiuesit e pushuar ishin pjesë e ekipeve që merreshin me kërkimin e sigurisë së IA-së në firmë.

 

Shkarkimet vijnë në një kohë kur OpenAI po përballet me kritika, pasi modelet e saj autonome (agjentët) hakuan platforma si ajo e zhvilluesve Hugging Face dhe uebsajtet e qeverisë australiane. Kompania ka njoftuar mbi 100 organizata për aktivitete të paautorizuara të sistemeve të saj.

 

Ngjarja përkon me takimin e fundit të Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me krerët e OpenAI, Anthropic, Meta dhe Google, ku u nënshkrua një pakt "moralisht i detyrueshëm" për vetërregullim, i cili u kritikua gjerësisht nga ekspertët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy