Spanja po ndryshon strategjinë e saj turistike duke u larguar nga modeli tradicional “diell, rërë dhe bregdet” dhe duke promovuar destinacionet e brendshme, kulturën, natyrën dhe turizmin gjatë gjithë vitit.
Ministri i Turizmit, Jordi Hereu, tha se vendi mund të arrijë për herë të parë shifrën rekord prej 100 milionë turistësh të huaj në vitin 2026, por theksoi se prioritet mbetet rritja e qëndrueshme dhe e menaxhueshme.

Autoritetet synojnë të luftojnë problemet e mbiturizmit, mungesën e banesave dhe presionin mbi mjedisin përmes decentralizimit të flukseve turistike, zgjatjes së sezonit dhe promovimit të rajoneve më pak të vizituara.
Fushata e re turistike e Spanjës vë në pah trashëgiminë kulturore, gastronominë, natyrën dhe qytetet e brendshme, duke synuar një model turizmi me më shumë vlerë ekonomike dhe më pak ndikim negativ.



