Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për ndërhyrjen e Amerikës në Venezuelë dhe kapjen e Nicolas Maduros, thotë se ishte diçka e paralajmëruar dhe si shitje nga drejtuesit ushtarakë venezuleianë.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai e cilësoi si operacion tipik të forcave speciale, ku bazën e operacionit e ka pasur shërbimi sekret ushtarak dhe CIA.
Ata kanë blerë të gjithë krerët që mund të blinin, përfshirë dhe ministrin e Mbrojtjes, të cilët e kanë shitur Presidentin. Ministri i Mbrojtjes e ka bërë, bashkë me disa gjeneralë.
Kishte ardhur një përplasje e brendshme shumë e fortë, për shkak të pushtetit që kishte gruaja e Maduros.
Gjeneralët e Maduros, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, i kanë thënë një përfaqësuesi të Vatikanit, që ne nuk do e lejojmë që Venezuela të përfundojë si Iraku. Sistemi ushtarak venezuelian ka reaguar, ka bërë marrëveshje me SHBA-të dhe e dorëzuan Maduron.



