Gjykatësi urdhëron lirimin e menjëhershëm të Kilmar Abrego Garcia nga paraburgimi i ICE

Gjykatësi urdhëron lirimin e menjëhershëm të Kilmar Abrego Garcia nga paraburgimi i ICE

Një gjykatë federale në Maryland ka urdhëruar sot lirimin e menjëhershëm të Kilmar Abrego Garcia, emigrant nga El Salvadori, i cili u deportua gabimisht më herët gjatë vitit para se të rikthehej në SHBA. Vendimi përbën një kthesë të madhe në një çështje që ka shkaktuar tensione mes gjykatës dhe Departamentit të Drejtësisë.

 

Sipas rapotimit të CNN, Gjykatësja Paula Xinis deklaroi se Abrego Garcia “është ri-detyruar në paraburgim pa autoritet të ligjshëm” pas rikthimit të tij nga El Salvadori. Sipas saj, qëndrimi i tij në qendrat e paraburgimit të ICE nuk ka pasur bazë ligjore dhe nuk ka shërbyer për qëllimin e deklaruar të deportimit.

 

“Abrego Garcia ka të drejtë të lirohet. Rasti i tij kërkon ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore,” shkroi Xinis në vendim.

 

Administrata Trump ka hasur vështirësi së fundmi në gjetjen e një vendi të tretë që do ta pranonte për deportim, gjë që e ka zgjatur në mënyrë të pajustifikueshme paraburgimin e tij.

 

Gjykatësja kërkoi që Departamenti i Drejtësisë të raportojë deri në orën 17:00 për gjendjen e procesit të lirimit.

 

Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare reagoi ashpër ndaj vendimit, duke e quajtur atë “aktivizëm gjyqësor” nga një gjykatëse e emëruar nga administrata Obama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy