Vapë ekstreme dhe zjarre masive, Evropa përballet me një verë të rrezikshme klimatike

Vapë ekstreme dhe zjarre masive, Evropa përballet me një verë të rrezikshme klimatike

Një valë zjarresh masive ka goditur Evropën Jugore, me Spanjën, Francën dhe Portugalinë ndër vendet më të prekura, ndërsa temperaturat rekord dhe thatësira kanë krijuar kushte të rënda për përhapjen e flakëve.

 

Pranë Almerias, në bregdetin mesdhetar të Spanjës, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një zonë të thatë. Katër persona kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet.

 

Sipas të dhënave evropiane për zjarret në pyje, këtë vit vendet e Bashkimit Evropian kanë regjistruar më shumë se 300 zjarre të mëdha, pothuajse dyfishi i shifrës së një viti më parë. Deri në korrik, rreth 160 mijë hektarë tokë janë djegur, një nivel dukshëm mbi mesataren historike.

 

Shkencëtarët thonë se dimrat më të lagësht, të ndjekur nga valë të njëpasnjëshme të nxehti, kanë krijuar më shumë bimësi të tharë që shërben si lëndë djegëse për zjarret. 

 

Ndërkohë, ndryshimet klimatike dhe braktisja e zonave rurale po ndikojnë në rritjen e intensitetit dhe përmasave të këtyre katastrofave.

 

Përveç zjarreve, temperaturat ekstreme kanë shkaktuar pasoja të tjera në Evropë, nga rritja e vdekjeve të lidhura me të nxehtin deri te dëmtimi i prodhimit bujqësor dhe vështirësitë për funksionimin e disa centraleve energjetike. 

 

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për përhapjen më të madhe të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat në rajone që tradicionalisht nuk prekeheshin prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy