Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka përfunduar Sfidën e Tre Majave për të mbledhur fonde në mbështetje të Spitalit Royal Marsden, ku u trajtua për kancer.
Ajo u ngjit në majat më të larta të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit brenda 24 orëve, duke e cilësuar sfidën si një mundësi për të eksploruar jetën përtej diagnozës dhe për të kontribuar për pacientët me kancer.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, princesha theksoi se kanceri ndikon jo vetëm në trup, por edhe në shëndetin mendor dhe emocional, ndaj bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj kujdesit holistik.
Kate, e cila njoftoi diagnozën e saj në vitin 2024 dhe është në remision që nga fillimi i vitit 2025, tha se fondet e mbledhura do të ndihmojnë më shumë pacientë të përfitojnë nga mbështetja e plotë gjatë trajtimit.



