Samiti në Abu Dhabi nuk prodhon rezultat/ Rusia këmbëngul për Donbasin

Samiti në Abu Dhabi nuk prodhon rezultat/ Rusia këmbëngul për Donbasin

Anjë rezultat konkret. Ky ka qenë përfundimi i samitit tripalësh në Abu Dhabi për Ukrainën. Dita e parë e takimit tripalësh mes rusëve, ukrainasve dhe amerikanëve përfundoi pa marrëveshje ndërkohë që palët kanë dhënë deklarata, por pak detaje mbi diskutimet. Negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se dje u disktutua "mbi parametrat për progres drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", kurse Shtëpia e Bardhë e quajti takimim mjaft produktiv.

 

Zëdhënësi i Kremlinit tha se puna po përparon.

 

Puna po përparon por është thelbësore të zbatohet formula e Anchorage, që do të thotë se Moska mbetet e kapur pas asaj që u arrit në Alaska verën e kaluar, kur presidenti Donald Trump dukej i gatshëm të lëshonte pothuajse çdo gjë.

 

Peskov përsëriti ngurrimin e Moskës për të diskutuar publikisht detajet e bisedimeve delikate dhe përsëriti qëndrimin e Rusisë se paqja e qëndrueshme kërkon tërheqjen e trupave ukrainase nga Donbasi, një kusht që Kievi vijon ta  refuzojë.

 

Kushti i Putin për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën, është kontrolli i plotë i Donbasit, duke kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga 20 përqind e rajonit që ende kontrollon, kurse vetë Zelensky përsëriti se "çështja territoriale" është në zemër të negociatave, të paktën në këtë fazë. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme sulmet nuk kanë munguar. Të paktën një person u vra dhe 27 u plagosën pasi rusia ka sulmuar Kievin  dhe Kharkivin gjatë natës. Në të gjithë Ukrainën është shpallur gjendje gatishmërie, kurse në kryeqytet, autoritetet ushtarake kanë paralajmëruar për kërcënimin e sulmeve me dronë dhe raketa balistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy