Papa Leo XIV i bëri thirrje klerit të lartë të dëgjojë zërat e viktimave të abuzimit seksual të kryer nga priftërinjtë.
Kardinalë nga e gjithë bota u mblodhën këtë javë në Vatikan.
Papa theksoi se abuzimi i kryer nga priftërinjtë ndaj fëmijëve dhe të rriturve ishte një "plagë" për Kishën Katolike.
"Dëgjimi është me rëndësi të madhe ", deklaroi Leo XIV.
"Nuk mund t'i mbyllim sytë dhe zemrat tona", shtoi ai, sipas një transkripti të fjalimit të tij të publikuar nga Vatikani.
“Në shumë raste, dhimbja e viktimave është përkeqësuar nga fakti se ato nuk u mirëpritën dhe as nuk u dëgjuan”, theksoi Papa.
Rreth 170 kardinalë morën pjesë në koncistor, i cili u përqendrua në drejtimin e ardhshëm të Kishës. Leo XIV i ftoi kardinalët të takoheshin përsëri në fund të qershorit, një takim që Vatikani pret të bëhet një ngjarje vjetore.



