Lufta në Ukrainë/ Një dron rrëzohet në Moldavi

Lufta në Ukrainë/ Një dron rrëzohet në Moldavi

Një dron është rrëzuar dhe ka shpërthyer në një zonë bujqësore pranë fshatit Lopatna, në lindje të Moldavisë, afër kufirit me Ukrainën. 

 

Sipas autoriteteve moldave, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. 

 

Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë bëri të ditur se në vendngjarje janë gjetur mbetje të një mjeti ajror pa pilot, i cili sipas vlerësimeve paraprake ka shumë gjasa të jetë me origjinë ukrainase. 

 

Autoritetet moldave dënuan ngjarjen dhe deklaruan se situata lidhet me pasojat e luftës në Ukrainë, duke ia atribuar përgjegjësinë Rusisë. 

 

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy