Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar tre anëtarët e mbetur të Komisionit Federal të Ndihmës Zgjedhore (EAC), vetëm pak muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.
Sipas mediave amerikane, dy komisionerë të emëruar nga demokratët u njoftuan për largimin përmes një emaili nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa një anëtar republikan dha dorëheqjen. Në mesazhin zyrtar thuhej se mandati i tyre përfundonte "me efekt të menjëhershëm".
Komisioni luan një rol kyç në administrimin e zgjedhjeve, duke certifikuar sistemet e votimit, akredituar laboratorët e testimit dhe mbikëqyrur formularin kombëtar të regjistrimit të votuesve.
Vendimi ka ngjallur reagime të forta. Sekretari i Shtetit i Arizonës, Adrian Fontes, e cilësoi atë "të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm", duke paralajmëruar se mund të dëmtojë administrimin e pavarur të zgjedhjeve.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se si administrata Trump do ta riorganizojë komisionin në vijim.



