“Bashkoni Mbretërinë” / Tubimi i ekstremit të djathtë, plagosen 26 oficerë policie në Londër

“Bashkoni Mbretërinë” / Tubimi i ekstremit të djathtë, plagosen 26 oficerë policie në Londër

Më shumë se 110,000 dolën në rrugët e Londrës në një protestë të ekstremit të djathtë organizuar nga aktivisti Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si Tomy Robinson, e konsideruar nga mediat si ngjarja më e madhe nacionaliste në dekada.

Qytetarë nga e gjithë Britania udhëtuan për në Londër  me tren dhe autobus për të qenë pjesë e një demonstrate, e cila u cilësua si  “festival i lirisë së fjalës”, por që në përfundim kishte amplifikuar teoritë raciste të konspiracionit dhe gjuhën e urrejtjes anti-myslimane.

Demonstratat vijnë mes rritjes së ndjenjës anti-imigracion, ndërsa Reform UK e mbështetësit të Brexit, Nigel Farage, kryeson në sondazhet e opinionit publik. 

Robinson, 42 vjeç, prej vitesh zbaton një axhendë anti-myslimane dhe kundër emigranteve. 

Policia Metropolitane tha se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.  Protestuesit u arrestuan për veprat penale,  përleshje, çrregullime të dhunshme, sulme dhe dëme kriminale.

Turmave iu drejtua edhe Elon Musk, i cili bëri thirrje për "shpërbërjen e parlamentit" dhe një "ndryshim të qeverisë" në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa iu drejtua një turme në tubimin "Bashkoni Mbretërinë" në Londër, të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si Tommy Robinson.

Unë me të vërtetë mendoj se duhet të ketë një ndryshim të qeverisë në Britani. Nuk mundeni - nuk kemi katër vjet të tjera, ose kurdo që të jenë zgjedhjet e ardhshme, janë shumë të gjata. Diçka duhet të bëhet. Parlamenti duhet të shpërbëhet dhe duhet të mbahet një votim i ri. 

Musk  tha gjithashtu se "e majta është partia e vrasjes", duke iu referuar vdekjes së Charlie Kirk.

Ka kaq shumë dhunë në të majtën, miku ynë Charlie Kirk u vra me gjakftohtësi këtë javë, dhe njerëzit e festojnë hapur këtë. E majta është partia e vrasjes dhe feston vrasjen. Dua të them, lëreni këtë të ngulitet në mendjen tuaj për një moment, ne po merremi me ta.

Politikani francez i ekstremit të djathtë Éric Zemmour u ftua gjithashtu të fliste. Ai u tha protestuesve se ata ishin subjekt i “zëvendësimit të madh të popullit tonë evropian nga popuj që vijnë nga jugu dhe nga kultura myslimane”, duke shtuar se “ju dhe ne po kolonizohemi nga ish-kolonitë tona”.

Rreth 5,000 kundërprotestues nga sindikatat dhe grupet antifashiste marshuan në një rrugë të veçantë në Londrën qendrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy