Shpërndahet parlamenti izraelit. Gati për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit

Shpërndahet parlamenti izraelit. Gati për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit

Parlamenti i Izraelit u shpërnda këtë të premte. Sipas medieve në Tel Aviv, Kuvendi nuk do të mblidhet deri më 27 tetor, kur janë planifikuar zgjedhjet parlamentare. 

 

Gjatë javës së kaluar, Parlamenti miratoi disa ligje që janë cilësuar nga gazetarët vendas si ndihmë për kryeministrin Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e ardhshmë. 

 

Njëri prej ligjeve ndalon rekrutimin e meshkujve ultra-ortodoksë në ushtri dhe një tjetër për sistemin gjyqësor. 

 

Sipas medieve izraelite, me këtë ligj është rritur kontrolli qeveritar mbi mediet dhe u dobësua roli i prokurorit të përgjithshëm. Vetë Prokurori i Përgjithshëm e ka kundërshtuar këtë reformë.

 

Po përfundojmë mandatin katërvjeçar. Miratuam nëntë buxhete dhe qindra projektligje. Ju falënderoj për besimin që treguat”, tha kryeparlamentari Amir Ohana, ndërsa njoftoi shpërndarjen e parlamentit. 

 

Hera e fundit që qeveria e Izraelit përmbushi një mandat të plotë pa u ndërprerë prej zgjedhjeve të parakohshme ishte në vitin 1988. 

 

Izraeli nuk ka kufizime mandatesh dhe Netanyahu ka shërbyer më shumë mandate se çdo kryeministër tjetër në historinë e Izraelit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy