Në Spanjë janë zhvilluar protesta gjatë ditës së sotme. Mijëra protestues pushtuan rrugët e Madridit dhe rreth 50 qyteteve spanjolle për të protestuar kundër rrëzimit të të ashtuquajturës “Ligji Maricarmen”, pra dy projektligjeve të përgatitura për emergjencën e strehimit, të propozuara nga qeveria e Sanchezit dhe të rrëzuara nga shumica e Kongresit të Deputetëve, sipas mediave spanjolle.
Në Valencia u shënuan momente tensioni pranë Palau de les Arts të Valencias, pas marshimit kundër spekulimit në tregun e pasurive të paluajtshme. Kur protesta, e shoqëruar nga tingujt e çelësave dhe kapakëve të tenxhereve që përplaseshin për të krijuar zhurmë, arriti te ndërtesa, disa protestues thyen kordonin e sigurisë dhe arritën të futeshin brenda, duke shkaktuar përplasje të rënda.
Forcat e policisë kundër trazirave të Policisë Kombëtare reaguan duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar me plumba gome për të shpërndarë demonstruesit. Protesta përfundoi me pesë arrestime dhe nëntë policë të plagosur.



