Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet globale, nafta kap nivel rekord që nga 2022

Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet globale, nafta kap nivel rekord që nga 2022

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2022, mes tensioneve të reja gjeopolitike që lidhen me Iranin. 

 

Sipas raportimeve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të informohet mbi opsione të reja ushtarake, çka ka shtuar pasigurinë në tregjet globale të energjisë.

 

Në tregtinë e së enjtes në Azi, nafta e papërpunuar Brent u rrit me afro 7%, duke kaluar mbi 126 dollarë për fuçi niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate shënoi një rritje prej 2.3%, duke arritur rreth 109 dollarë për fuçi.

 

Rritja e çmimeve vjen pas një raporti të publikuar nga Axios, i cili citon burime anonime sipas të cilave Komanda Qendrore e SHBA-së ka përgatitur plane për sulme të mundshme ndaj objektivave në Iran. 

 

Këto zhvillime synojnë të ushtrojnë presion mbi Teheranin në një kohë kur negociatat duket se kanë ngecur.

 

Tensionet janë përqendruar veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyçe për transportin global të energjisë, ku kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë. 

 

Rruga ujore mbetet praktikisht e bllokuar, ndërsa SHBA-të paralajmërojnë masa të mëtejshme ndaj Iranit, përfshirë bllokimin e porteve iraniane.

 

Nga ana tjetër, Irani ka kërcënuar se do të sulmojë anijet në këtë zonë si kundërpërgjigje ndaj veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, duke rritur më tej rrezikun për ndërprerje të furnizimit global.

 

Ekspertët paralajmërojnë se nëse situata përshkallëzohet, çmimet e energjisë mund të vijojnë rritjen, duke ndikuar drejtpërdrejt tek konsumatorët dhe ekonomia globale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy