Tarifat/ Trump: Von der Leyen bëri një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne

Tarifat/ Trump: Von der Leyen bëri një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne

Presidenti amerikan Trump nuk foli për një marrëveshje të mundshme me Bashkimin Europian lidhur me tarifat, në ditën e takimit të tij me Ursula Von der Leyen në Skoci, i planifikuar për në orën 17:30.

“Ursula bëri një punë të shkëlqyer për BE-në, jo për ne”, tha Trump në Skoci para takimit, duke theksuar se është një nder të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian.

Ndërsa luante golf në resortin e tij Turnberry, Presidenti amerikan iu përgjigj pyetjes së një gazetari të Sky News duke deklaruar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje tregtare janë 50-50.

Draft-marrëveshja bazohet në një tarifë prej 15%, ku më saktësisht tarifa bazë duhet të jetë 14.8%. 

Uashingtoni aktualisht zbaton një tarifë të përkohshme prej 10% për produktet evropiane, së cilës duhet t’i shtohet tarifa prej 4.8% që ishte në fuqi në epokën para Trump.

Nga ana e tij Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, përsëriti prerë: “Afati i 1 gushtit për tarifat është përfundimtar, kështu që nuk ka zgjatje, nuk ka më periudha pritjeje. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy