Zjarret në Francë zbulojnë depo me predha të Luftës së Dytë Botërore

Zjarret në Francë zbulojnë depo me predha të Luftës së Dytë Botërore

Zjarret e mëdha në jug të Francës kanë zbuluar një depo me rreth 400 predha dhe municione të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në fshatin Le Porge. 

 

Sipas autoriteteve, shpërthimet e dëgjuara gjatë zjarrit, që fillimisht u menduan si bombola gazi, rezultuan të ishin municione historike të aktivizuara nga temperaturat e larta.

 

Reuters Julie inspekton rrënojat e shtëpisë së prindërve të saj, pasi ajo u shkatërrua nga një zjarr në Le Porge.

 

Kryebashkiaku i Le Porge bëri të ditur se gjatë dy netëve të zjarrit u dëgjuan mbi 100 shpërthime, ndërsa disa predha fluturuan në drejtime të ndryshme, duke dëmtuar edhe banesa. 

 

Deri më tani janë gjetur predha mortajash, municione antitank dhe armë të tjera të prodhimit gjerman dhe francez. Pas operacioneve të çminimit, shumica e banorëve janë rikthyer në shtëpitë e tyre, megjithëse disa zona mbeten të izoluara për arsye sigurie. 

 

Reuters Një pamje nga droni e ndërtesave të shkatërruara nga një zjarr në Le Porge

 

Zjarri shkatërroi mbi 180 banesa dhe dogji rreth 42 mijë hektarë në rajonin e Girondës, duke u konsideruar një nga zjarret më të mëdha në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy