Rifillojnë në Katar bisedimet indirekte SHBA-Iran, Vance: Në çdo rast nuk do ta kenë armë bërthamore

Rifillojnë në Katar bisedimet indirekte SHBA-Iran, Vance: Në çdo rast nuk do ta kenë armë bërthamore

Në Katar kanë rifilluar bisedimet indirekte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta. 

 

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se “në çdo rast ata nuk do ta kenë armën bërthamore”. 

 

Sipas New York Times, Omani ka hartuar një propozim për një menaxhim të ri të Ngushticës së Hormuzit, në bashkëpunim me Iranin. 

 

Sipas planit, anijet do të paguanin një tarifë vullnetare, e cila do të përdorej për shërbime navigimi, sigurie dhe mjedisore. 

 

Në Doha, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për Gjirin, Luigi Di Maio, është takuar me Al Thanin, me synimin për të mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit të Katarit mes SHBA-së dhe Iranit. 

 

Presidenti amerikan Donald Trump foli për një “takim në Doha mbi situatën në Iran”, por Teherani e mohoi një gjë të tillë. 

 

Ndërkohë, Hezbollah ka denoncuar shkelje të reja të armëpushimit në Liban dhe ka theksuar se “ruajmë të drejtën për të mbrojtur atdheun”. 

 

Ushtria izraelite tha se ka goditur tre shtabe të Hezbollahut në jug të Libanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy