Irani vazhdon kërcënimet: Përgatituni që nafta të arrijë 200 dollarë për fuçi

Irani vazhdon kërcënimet: Përgatituni që nafta të arrijë 200 dollarë për fuçi

Irani do ta ndryshojë strategjinë e tij nga sulme hakmarrëse, në sulme të vazhdueshme kundër rivalëve të tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë çmimet e naftës tha të mërkurën zëdhënësi i komandës ushtarake të Teheranit, Khattam al-Anbiya.

 

Nuk do të lejojmë që as edhe një litër naftë të arrijë në SHBA, te sionistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çdo anije ose cisternë që lundron drejt tyre do të jetë një objektiv legjitim”, tha Ebrahim Zolfaqari. 

 

Përgatituni që fuçia e naftës të arrijë në 200 dollarë, sepse çmimi i naftës varet nga siguria rajonale që ju e keni destabilizuar.

 

Irani qëlloi Izraelin dhe objektivat në të gjithë Lindjen e Mesme të mërkurën, duke demonstruar se ende mund të kundërpërgjigjet dhe të ndërpresë furnizimin me energji pavarësisht asaj që Pentagoni e ka përshkruar si sulmet më intensive SHBA-Izrael deri më tani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy