OBSH: Rreziku epidemiologjik nga shpërthimi i Ebolës në Kongo është shumë i lartë

OBSH: Rreziku epidemiologjik nga shpërthimi i Ebolës në Kongo është shumë i lartë

Rreziku epidemiologjik nga shpërthimi i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos tani konsiderohet “shumë i lartë” për shëndetin publik në nivel kombëtar, nga “i lartë” që ishte më parë, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Megjithatë rreziqet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar mbeten të pandryshuara.

 

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përhapet me shpejtësi. Më parë, OBSH-ja e kishte vlerësuar rrezikun epidemiologjik nga shpërthimi në vendin afrikan si të lartë në nivel kombëtar dhe rajonal dhe të ulët në nivel ndërkombëtar. 

Tani po e rishikojmë vlerësimin tonë të rrezikut në shumë të lartë në nivel kombëtar, të lartë në nivel rajonal dhe të ulët në nivel global”, tha Ghebreyesus në një konferencë për mediat në Gjenevë.

 

Deri më tani, në Kongo janë konfirmuar 82 raste, shtatë vdekje të konfirmuara, 177 vdekje që nuk janë konfirmuar si të shkaktuara nga Ebola dhe gati 750 raste të dyshuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy