Kina ka pezulluar tarifat portuale të vendosura mbi anijet e lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Masa do të mbetet në fuqi për një vit.
Pezullimi u njoftua nga Ministria kineze e Tregtisë pas samitit të mbajtur nga presidentët Xi Jinping dhe Donald Trump më 30 tetor në Korenë e Jugut.
Tarifat portuale të Kinës, të vendosura fillimisht në 56 dollarë për ton neto për çdo udhëtim nga anijet në pronësi të SHBA-së ose të lidhura me SHBA-në, hynë në fuqi më 14 tetor, në përgjigje të tarifave portuale që Uashingtoni vendosi në të njëjtën datë mbi anijet e ndërtuara në Kinë ose të operuara nga subjektet e saj.



