
Avioni Air Force One që transportonte Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv të Izraelit.
Ai u prit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara, i dërguari special Steve Witkoff, këshilltari dhe dhëndri i presidentit Jared Kushner, vajza e tij Ivanka dhe presidenti izraelit Herzog.
Në një intervistë telefonike nga Air Force One me Barak Ravid të Axios, ndërsa ishte në rrugë për në Izrael, Presidenti Trump tha se “Marrëveshja e paqes në Gaza mund të jetë gjëja më e rëndësishme në të cilën kam qenë ndonjëherë pjesë”.



