“Rusia mund të vazhdojë luftën në Ukrainë edhe gjatë 2026”

“Rusia mund të vazhdojë luftën në Ukrainë edhe gjatë 2026”

Sipas Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Rusia pritet të jetë në gjendje ta vazhdojë pushtimin e Ukrainës gjatë gjithë vitit 2026, pavarësisht presioneve ekonomike dhe mungesave në fuqi punëtore. 

 

Drejtori i përgjithshëm i institutit, Bastian Giegerich, theksoi se ka pak shenja që aftësia ushtarake e Moskës është dobësuar ndjeshëm.

 

Sipas raportit, Kremlini shpenzoi rreth 186 miliardë dollarë për mbrojtjen në vitin 2025, ose 7.3% të PBB-së, me shpenzimet që janë dyfishuar që nga viti 2021. 

 

Edhe pse ekonomia ruse po ngadalësohet, ekspertët vlerësojnë se investimet e mëparshme i japin mundësi vendit të vazhdojë ofensivat tokësore dhe ajrore.

 

Ndërkohë, Rusia po zhvillon taktika dhe armatime të reja, përfshirë dronë me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektiva në Evropë. 

 

IISS paralajmëron se NATO duhet të rrisë investimet në mbrojtjen ajrore dhe sistemet kundër dronëve, pasi kërcënimi ndaj Evropës po shtohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy