Mbreti Charles zbulon për herë të parë sa taksa paguan

Mbreti Charles zbulon për herë të parë sa taksa paguan

Mbreti Charles ka bërë publik për herë të parë shumën e taksave që paguan, duke zbuluar se gjatë viteve 2024-2025 ka derdhur 12.9 milionë paund në arkën e shtetit britanik. Edhe Princi William publikoi pagesën e tij tatimore, duke deklaruar se ka paguar 7.76 milionë paund.

 

Sipas Pallatit Buckingham, publikimi i këtyre shifrave synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e monarkisë. Të ardhurat e Mbretit vijnë kryesisht nga Dukati i Lancasterit, ndërsa ato të Princit William nga Dukati i Cornwall-it.

 

Raporti vjetor zbulon gjithashtu se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të vazhdojnë të jetojnë në Clarence House edhe pas përfundimit të restaurimit të Pallatit Buckingham. 

 

Ndërkohë, Granti Sovran, fondi publik që financon aktivitetet zyrtare të monarkisë, do të rritet në rreth 100 milionë paund në vit nga 2027, për të mbuluar mirëmbajtjen e rezidencave mbretërore, sigurinë dhe investimet në energjinë e gjelbër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy