Kryeministri i Groenlandës: Trump duhet të heqë dorë nga fantazitë për aneksim

Kryeministri i Groenlandës: Trump duhet të heqë dorë nga fantazitë për aneksim

Groenlanda i kërkon Donald Trump që të heqë dorë nga “fantazitë e tij për aneksim” pasi presidenti amerikan, i sapo dalë nga operacioni i tij ushtarak në Venezuelë, kërcënoi të pushtojë territorin e Arktikut.

 

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, akuzoi SHBA-në për retorikë totalisht të papranueshme, duke deklaruar: “Mjaft më”.

 

Të dielën, Trump tha se SHBA-të kishin nevojë “shumë urgjente” për Groenlandën, duke shtuar frikën e një pushtimi amerikan të ishullit kryesisht autonom, i cili është një ish-koloni daneze dhe mbetet pjesë e mbretërisë daneze.

 

Politika e jashtme dhe e sigurisë së Groenlandës vazhdon të kontrollohet nga Kopenhageni.

 

“Kërcënimet, presioni dhe bisedat për aneksim nuk kanë vend mes miqve”, tha Nielsen në një postim në rrjetet sociale të hënën.

 

Nuk i flitet kështu një populli që ka treguar përgjegjësi, stabilitet dhe besnikëri. Mjaft më! Mjaft më presion. Mjaft më aludime. Mjaft më fantazi për aneksim.

 

Groenlanda, është e hapur për dialog, por kjo duhej të bëhet përmes kanaleve të duhura dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe jo postime të rastësishme dhe pa respekt në mediat sociale. Groenlanda është shtëpia dhe territori ynë. Dhe kështu do të mbetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy