Donald Trump u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të ndalojnë së raportuari rezultatet tremujore, duke shtuar se një ndryshim në publikimin e shifrave dy herë në vit do t'u kursejë atyre para dhe do t'u lejojë drejtuesve të përqendrohen në bizneset e tyre.
Presidenti amerikan e thirrjen nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Truth” këtë të, duke bërë një krahasim mes praktikës standarde në SHBA dhe asaj që ai e përshkroi si qasje më afatgjatë të Kinës.
Shumica e grupeve amerikane të listuara publikisht duhet të paraqesin deklarata financiare tremujore dhe vjetore pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave, të njohura përkatësisht si deklarimet 10-Q dhe 10-K.
“Kompanitë dhe korporatat nuk duhet të detyrohen më të raportojnë çdo 3 muaj, por do të raportojnë çdo 6 muaj. Kjo do të kursejë para dhe do t’u lejojë menaxherëve të përqendrohen në drejtimin e duhur të kompanive të tyre”, tha Trump.



