Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Uashingtonit të shtojë presionin mbi Rusinë për ta detyruar atë të përfundojë pushtimin e Ukrainës, menjëherë pas mbërritjes në Moskë të të dërguarit amerikan Steve Witkoff.
Witkoff u prit të mërkurën në mëngjes nga përfaqësuesi special i Presidentit Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, dy ditë para skadimit të ultimatumit të vendosur nga presidenti amerikan.
“Është shumë e rëndësishme të forcohen të gjitha levat në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, Evropës kundër Rusisë”, shkroi Zelensky në mediat sociale.
Kremlini do të kërkojë vërtet t’i japë fund luftës vetëm kur të ndiejë presion të mjaftueshëm .



