Vendoset pjesa e fundit e “Sagrada Familia”/ Moment historik në Barcelonë, më shumë se një shekull në ndërtim

Vendoset pjesa e fundit e “Sagrada Familia”/ Moment historik në Barcelonë, më shumë se një shekull në ndërtim

Pas 144 vitesh ndërtimi, pjesa e fundit e kullës qendrore të Sagrada Familia-s në Barcelonë është vendosur, duke e kthyer zyrtarisht në Kishën më të lartë në botë, me 172.5 metra lartësi.

 

Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra e lartë dhe me peshë më shumë se 12ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit. 

 

Qindra vizitorë dhe turistë mblodhën rreth zonës për të parë ngritjen e kryqit, ndërsa flamujt e Katalonjës dhe Vatikanit u ngritën gjatë ceremonisë.

 

Arkitekti kryesor i projektit, Jordi Faulí, e përshkroi ditën si “plot gëzim” për të gjithë ata që punuan për dekada për të përfunduar kullën.

 

Në një fotografi të vitit 2021, Jordi Fauli u prezantua si arkitekti i shtatë kryesor i Sagrada Familia që kur Antoni Gaudí filloi ndërtimin e bazilikës në vitin 1883.

 

Ceremonia zyrtare e përurimit është caktuar më 10 qershor 2026, për të përkuar me 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudí-t, një moment që pritet të sjellë në qytet edhe figura të shquara ndërkombëtare, përfshirë mundësisht edhe përfaqësues të Kishës Katolike.

 

Megjithatë, pavarësisht se struktura ka arritur lartësinë e planifikuar, Sagrada Família vazhdon të konsiderohet e papërfunduar: punimet e brendshme, fasadat e mbetura dhe detajet artistike pritet të zgjasin edhe për vite të tjera, me përfundimin e plotë të punimeve që shikohet diku rreth vitit 2036. 

 

Nga një kantier ndërtimi në një ikonë globale, Sagrada Família ka evoluar në një nga atraksionet turistike më të mëdha të Evropës, duke tërhequr miliona vizitorë dhe duke mbledhur fonde të konsiderueshme që mbështesin vazhdimin e ndërtimit të saj unik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy