Gjermani, deputetët zgjerojnë kompetencat e shërbimeve të inteligjencës

Gjermani, deputetët zgjerojnë kompetencat e shërbimeve të inteligjencës

Ligjvënësit gjermanë miratuan të premten, më 13 nëntor, një riorganizim të plotë të shërbimeve të inteligjencës së vendi, duke u dhënë kompetenca të reja mbikëqyrjeje dhe autorizim për t’u hakmarrë kundër operacioneve armiqësore të shërbimeve.

 

Bundestagu, dhoma e ulët e parlamentit gjerman, miratoi projektligjin i cili lejon operacione klandestine, si akte sabotimi ose sulme kibernetike, një tekst i debatuar në kontekstin e një kërcënimi në rritje rus, sipas Berlinit. 

 

Kësisoj Bundestagu miratoi një reformë themelore të ligjit për shërbimet e inteligjencës, me 309 vota pro, 190 kundër dhe 71 abstenim.

 

Kjo i jep Shërbimit Federal të Inteligjencës dhe Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës mjete shtesë,  për mbikëqyrjen e telekomunikacionit dhe krahasimin e të dhënave biometrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy