BE miraton përfundimisht marrëveshjen tregtare me SHBA-në

BE miraton përfundimisht marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Bashkimi Europian ka miratuar përfundimisht marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në fuqi përpara afatit të 4 korrikut të vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump. 

 

27 vendet anëtare të BE-së dhanë të enjten miratimin formal për marrëveshjen e negociuar vitin e kaluar me Uashingtonin.

 

Edhe Parlamenti Europian kishte dhënë më herët dritën jeshile për paktin, duke siguruar disa mekanizma mbrojtës për interesat europiane. Në kuadër të marrëveshjes, shtetet anëtare miratuan heqjen e tarifave doganore të BE-së për shumicën e produkteve industriale dhe bujqësore që importohen nga SHBA. 

 

Ky ishte angazhimi kryesor i marrë nga europianët gjatë takimit të zhvilluar verën e kaluar në Turnberry të Skocisë, në këmbim të kufizimit në 15% të tarifave që administrata Trump vendosi ndaj importeve europiane. 

 

Duke e konsideruar procesin e ratifikimit të BE-së shumë të ngadaltë, Donald Trump kishte vendosur afatin e 4 korrikut, ditën kur SHBA feston 250-vjetorin e saj, për finalizimin e marrëveshjes. Si pjesë e kompromisit të arritur në muajin maj, eurodeputetët siguruan përfshirjen e një klauzole skadimi, e cila parashikon që marrëveshja të përfundojë automatikisht në fund të vitit 2029, pas mbarimit të mandatit të Trump, nëse nuk votohet një zgjatje e saj. 

 

Gjithashtu, Komisioni Europian do të ketë të drejtën të pezullojë marrëveshjen nëse deri në fund të vitit presidenti amerikan nuk heq tarifat shtesë prej 50% mbi qindra produkte që përmbajnë çelik dhe alumin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy