OKB: Mbi 10 000 persona mund të largohen nga Jemeni drejt Xhibutit në muajt e ardhshëm

OKB: Mbi 10 000 persona mund të largohen nga Jemeni drejt Xhibutit në muajt e ardhshëm

Rinisja e luftimeve në Jemen mund të bëjë që numri i refugjatëve që kalojnë Detin e Kuq për në Xhibuti të rritet nga 3 000 që është aktualisht, në 10 000 gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Agjencia e OKB-së për refugjatët po "bën plane për mbërritjen e më shumë se 10 000 personave në Xhibuti", u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi Babar Baloch, duke shtuar se numri i personave të zhvendosur brenda Jemenit si pasojë e luftimeve të fundit mund të rritet nga mbi 130 000 që është sot, në më shumë se 230 000 në muajt në vijim.

 

Luftimet në Jemen midis rebelëve Houthi – të mbështetur nga Irani – dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite kanë lënë të vdekur 154 persona gjatë dy ditëve të fundit, bënë të ditur burime ushtarake nga të dyja palët.

 

"Numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve ajrore saudite, përleshjeve dhe zjarrit të artilerisë në provincat Taiz, Al-Jawf, Marib dhe Saada ka arritur në 118," deklaruan burime ushtarake Houthi, ndërsa burime qeveritare raportuan për 36 të vrarë në radhët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy